Gjykata e Posaçme vendos! Çështja e Adriatik Llallës nis nga fillimi, ish-kryeprokurori: Do paraqes prova të reja
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka vendosur që çështja e Adriatik Llallës të nisë nga fillimi, me kërkesë të vetë ish-kryeprokurorit.
Llalla përmes avokatëve të tij ka tërhequr kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke bërë që çështja ndaj tij të rikthehet në pikën zero, duke bërë në këtë mënyrë të pavlefshme dhe pretencën e prokurorisë për dënimin e tij me dy vite burg.
Llalla ka thënë në Gjykatë se ai do të paraqesë prova dhe dëshmi të reja, për të vërtetuar se akuza e ngritur ndaj tij për fshehje të të ardhurave nuk qëndron.
Por përse akuzohet Adriatik Llalla, dikur njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë?
Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.
Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018, komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
E FORTË! Zbardhi vrasjen e Behar Sofisë, shkarkohet prokurori Bledar Maksuti, e ‘dogji’ pasuria e të atit të ndjerë
TIRANË– Prokurori Bledar Maksuti, i cili ishte në krye të hetimeve për vrasjen e biznesmenit dhe njëkohësisht baronit të drogës, Behar Sofia, është s...
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘ZOTI’ i depove të armëve, Sokol Xhura, dyshohet se është prej javësh në SHBA,
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dorëzuar Interpolit mandat arrestin për Sokol Xhurën, “ZOTIN” ...
Vrau gruan për xhelozi, ish-gardisti Alket Arapaj dënohet me 35 vite burg
TIRANË– Ish-gardisti Alket Arapaj, i cili ekzekutoi me tre plumba gruan e tij Evelina Arapaj, është dënuar me 35 vite burg.Mësohet se vendimi është m...
Goditet me thikë një 19-vjeçar në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari, i riu në gjendje të rëndë!
KUKËS– Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në Kukës mbrëmjen e djeshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Policia bën me dije se n...
Rebelohen dy të rinj në Tropojë! Bëjnë sherr me persona të tjerë në mes të lokalit, dëmtojnë dhe makinën e Policisë
TROPOJË– Dy të rinjë janë arrestuar në Tropojë pasi janë konfliktuar me persona të tjerë në lokal duke dëmtuar ambientet. Florjan Osmanaj dhe Elison ...
Mbante armë zjarri në një ambient në pronësi të tij, vihet në pranga 41-vjeçari në Korçë
KORÇË– Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë pasi në një ambient në pronësi të tij mbante armë pa leje.Gjatë kontrollit t...
Çfarë ndodhi rreth nesh? Titujt e portaleve, 15 prill 2021
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.Dosja.al ka në faqe të parë lajmin e analizitmit të censit të Partisë Socialiste...
Shpërndanin kokainë, dëbohen nga Italia dy shqiptarët! Banorët e zonës spiunuan në polici, lëvizjet e të rinjve ngritë
ITALI– Leonardo Marku dhe Aleks Avdyli (shtetas shqiptarë të parregullt në Itali) janë ndaluar nga policia italiane në Parma pasi në dy shtëpitë që posedonin u ...
Prostitucion, plagosje dhe grup kriminal! Arrestohet 55-vjeçari në Fier, pritet ekstradimi i tij drejt Italisë (EMRI)
FIER– Saimir Mehmeri ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Grup kriminal” dhe “Plagosje”.55-vjeçari është dë...