Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘ZOTI’ i depove të armëve, Sokol Xhura, dyshohet se është prej javësh në SHBA,

16 Prill 2021, 08:43 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘ZOTI’ i

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dorëzuar Interpolit mandat arrestin për Sokol Xhurën, “ZOTIN” e depove të armëve që u zbuluan në Tiranë, në kuadër të operacionit “Kompleks”.

Dosja.al ka mësuar se Xhura rezulton se 2 javë para se të kryhej operacioni, është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku jetonte prej disa vitesh, edhe pse për momentin është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, asenali i armëve i gjetur në qendrën artistike “Migjeni”, është dërguar në laboratorin e policisë shkencore të Policisë së Shtetit, ku ekspertët janë duke kryer verifikime apo ekspertiza të ndryshme nëse armët e gjetura ën depo, janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale apo jo.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’ ishte në pronësi të Sokol Xhurës. Ishte bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku, ai që e zbuloi këtë arsenal dhe përmes ‘Google Maps’ udhëzoi policinë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni kompleks sokol xhura operacioni kompleks sokol xhura

Sondazh

Poll