Aktualitet

16 Prill 2021, 09:05 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtuesit e Lapsi.al Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë thirrur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar në lidhje me databazën e PS-së me të dhënat personale të 910 mijë personave në Shqipëri. Gazetarët e njohur që publikuan databazën janë thirrur ditën e sotme në orën 13:30 për te dëshmuar ne prokurori lidhur me këtë çështje.

Pas marrjes nw pyetje, Andi Bushati doli para mediave dhe tha se ato janë të dhëna që po përdoren për fushatë. Analisti shtoi me bindje se nuk po hetohet për krim zgjedhor. Ai tha se prokurorët janë shkuar në zyrat e Lapsi.al, por që gazetarët nuk ia kanë dhënë kontratën në mënyrë që të mos zbulohej burimi. E vetmja gjë që ka marrë prokuroria sipas tyre, ishte një urdhër për mos shkatërrim të provave të hetimit. Andi Bushati u shpreh me bindje se nuk ka besim se SPAK do ta gjejë të vërtetën, pasi sipas tij, në Shqipëri, jemi mësuar që krimi të mbetet pa u ndëshkuar.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa nga PS është mohuar se dokumenti i përket zyrës së tyre, megjithatë kanë pranuar se kanë një të ngjashëm të akumuluar nga puna në terren me qytetarët.

(a.b;f.m)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati armando shkullaku investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale andi bushati armando shkullaku investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll