Aktualitet

Prostitucion, plagosje dhe grup kriminal! Arrestohet 55-vjeçari në Fier, pritet ekstradimi i tij drejt Italisë (EMRI)

16 Prill 2021, 06:50 Nga DOSJA
Prostitucion, plagosje dhe grup kriminal! Arrestohet 55-vjeçari në

FIER– Saimir Mehmeri ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Grup kriminal” dhe “Plagosje”.

55-vjeçari është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Genovas në Itali. Mehmeti dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

Njoftimi:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Saimir Mehmeti, 55 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi autoritetet gjyqësore në Genova, Itali, me vendimin e datës 20.03.2021, e kanë dënuar me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet saimir mehmeti saimir mehmeti

Sondazh

Poll