Aktualitet

Goditet me thikë një 19-vjeçar në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari, i riu në gjendje të rëndë!

16 Prill 2021, 07:48 Nga DOSJA
Goditet me thikë një 19-vjeçar në Kukës, shpallet

KUKËS– Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në Kukës mbrëmjen e djeshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia bën me dije se në kërkim është shpallur një 21-vjeçar, banues në Kukës, i cili është i dyshuari kryesor i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë së Kukësit: 

Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kukes plagoset me thike 19 vjecari kukes plagoset me thike 19 vjecari

Sondazh

Poll