Sport

Televizioni shtetëror në Iran ndërpreu 100 herë ndeshjen Tottenham-Man.United, shkak bëhet…

14 Prill 2021, 19:16 Nga DOSJA
Televizioni shtetëror në Iran ndërpreu 100 herë ndeshjen

IRAN-Televizioni shtetëror i Iranit u detyrua të ndërpresë  transmetimin e ndeshjes Tottenham-Manchester United më shumë se 100 herë për të shmangur pamjet e anësores Sian Massey-Ellis. Televizioni herë pas herë i transmetonte shikuesve pamje të stadiumit dhe rrugët e qytetit për të shmangur asistenten që kishte veshur pantallona të shkurtra, që në Iran është e ndaluar për shkak të ligjit fetar.Në Iran, një grup personash bën fushatë kundër ligjeve që ka për bazë diskriminimin gjinor.

“Censura është në ADN-në e Republikës Islamike të Iranit. Ne nuk duhet ta normalizojmë këtë praktikë. Kjo nuk është kultura jonë. Kjo është ideologjia e një regjimi shtypës.”

Që nga viti 1979, hixhabi është i detyrueshëm për gratë në Iran si rezultat i Revolucionit Islamik.Në vitin 2019, grave iraniane iu dha mundësia e hyrjes në stadiumet e futbollit për herë të parë ndeshjet.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport iran manchester united tottenham iran manchester united tottenham

Sondazh

Poll