Aktualitet

Piketonin vilat e të pasurve, lihet në burg grupi i grabitësve, Hektor Qirjazi u çonte adresat me ‘Google Maps’, Dosti:

15 Prill 2021, 08:44 Nga DOSJA
Piketonin vilat e të pasurve, lihet në burg grupi i grabitësve,

TIRANË– Grupi i grabitësve të vilave të të pasurve, i përbërë prej pesë anëtarësh janë lënë sot në burg. Lideri Dorjan (Hektor) Lamani (Qirjazi), 38 vjeç; si dhe anëtarët e tjerë të grupit: Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë ; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar, dolën sot para togave të zeza, tre ditë pasi u vunë në pranga, në flagrancë.

Ata u kapën pas grabitjes së një vile pranë qendrës tregtare TEG, teksa me mijëra euro dhe bizhuteri tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 5 të arrestuarit, por pritet vendimi i trupit gjykues. Sot janë zbardhur edhe detaje nga Dosja e hetimit për grabitësit. Hektor Qirjazi (i njohur edhe me emrin Dorjan Lamani ) u dërgonte pjesëtarëve të tjerë të grupit Dajvid Dosti, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, vendndodhjen e vilave luksoze që do të grabisnin me anë të Google Maps dhe u thoshte bashkëpuntorëve të tyre që të shkonin pasi sipas tij nuk do të dilnin duarbosh.

Dajvid Dosti, një prej anëtarëve të grupit në dëshminë e tij para grupit hetimor, është shprehur se me Qirjazin është takuar për herë të parë në Skrapar, pas kontakteve që kanë pasur në rrjetet sociale. Natën e arrestimit, teksa ndodhedhin në vilën që grabitën, Dosti shpjegon se e ka ftuar Qirjazi që të kryente ‘punën’. Ai shton se ka kaluar murin, ka hyrë në vilë, ka gjetur kasafortë dhe ka marrë 16 mijë e 250 euro. Grupi u vu në pranga më 12 prill. Qirjazi ishte shpallur në kërkim prej 8 vitesh nga autoritetet greke si pjesë e një grupi grabitësish të dhunshëm në shtetin fqinj, ku edhe ka marrë dënimin me burg të përjetshëm. Në Shqipëri, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Qiriazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës.

Grupi i shqiptarëve që vepronin në shtetin fqinj u identifikuan si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi.  Në Shqipëri, bashkë me të arrestuarit e tjerë, Qiriazi kishte krijuar një grup tjetër, duke piketuar vilat e “të pasurve” të zonës. I arrestuari tjetër Klodian Çupi rezulton gjithashtu me precedentë penalë për vjedhje dhe shitje droge.

Gjatë operacionit të arrestimit të 5 grabitësve policia ka sekuestruar një armë zjarri automatik, me dy krehër dhe 123 fishekë, 17.150 euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vathë, ora dore, varëse, medialionë, 1 automjet tip “Ford”, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për hapjen e bravave dhe dyerve të blinduara.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne tirane dajvid dosti halil topalli hektor qirjazi klodian cypi redian begaj aksion ne tirane dajvid dosti halil topalli hektor qirjazi klodian cypi redian begaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 10:07

TIRANË– Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë për zgjedhj...