Aktualitet

Çfarë ndodhi rreth nesh? Titujt e portaleve, 15 prill 2021

15 Prill 2021, 07:15 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi rreth nesh? Titujt e portaleve, 15 prill 2021

TIRANËDosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend.

Dosja.al  ka në faqe të parë lajmin për të shtënat me armë në Kavajë, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij në këmbë. Pas një konflikti për motive të dobëta, personi me incialet E.S ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në këmbë Sh.Sh, 34-vjeç.

Abcnews ka në faqe të parë lajmin për vjedhjen gjatë natës të një kompanie në Durrës, ku është arrestuar edhe roja i subjektit për shpërdorim detyre, pasi nuk raportoi vjedhjen. Balkanweb ka në faqe të parë deklaratën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka treguar së në fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë.

Top Channel ka në faqe të parë të portalit lajmin për videon e postuar nga kryeministri Rama për Lungomaren në Vlorë. Faxweb ka në faqë të parë ngjarjen në Kavajë, ndërsa Syri.net ka në faqe të parë lajmin që Danimarka ka pezulluar përfundimisht vaksinën e AstraZenecas pas rasteve të trombozës.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet titujt e portaleve 15 prill 2021 titujt e portaleve 15 prill 2021

Sondazh

Poll