Aktualitet

Vidhet gjatë natës një kompani në Durrës! Në pranga roja, nuk monitoroi kamerat dhe nuk njoftoi policinë

15 Prill 2021, 06:56 Nga DOSJA
Vidhet gjatë natës një kompani në Durrës! Në

DURRËS– Një kompani është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës. Në pranga ka përfunduar roja i ndërtesës pasi ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka raportuar në polici pas ngjarjes së ndodhur. Kështu në pranga ka përfunduar A.H, 58-vjeç me banim në Durrës.

Në momentin që persona të paidentifikuar kanë hyrë në kompani dhe kanë marrë një sasi vlere monetare, roja nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar policinë.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet vidhet kompania ne durres vidhet kompania ne durres

Sondazh

Poll