Aktualitet

Dosja “fle” në Prokurori! Pasuria e “Nikut të Çufos” në emër të peshëngritësit të njohur, ç’lidh

14 Prill 2021, 19:21 Nga DOSJA
Dosja “fle” në Prokurori! Pasuria e “Nikut të

ELBASAN– Briken Çalja është një prej emrave më të njohur të sportit shqiptar, i cili ka shkëlqyer edhe në rang ndërkombëtar. Por së fundmi emri i tij ka dalë edhe nga dosjet e Policisë së Elbasanit, e cila e lidh me një grup kriminal.

Gjithçka ka nisur me operacionin e sekuestrimit të pasurisë prej 700 mijë eurosh të Kreshnik Musabellit. Sipas “Panorama”, në mes të 13 personave që kanë lidhje me Musabellin është edhe peshëngritësi Briken Çalja. Mirëpo nuk saktësohet se cili ka qenë roli i tij në grupin që u “çmontua” nga një megaoperacioni.  

Po kush është Musabelliu dhe përse u arrestua 31-vjeçari?

Kreshnik Musabelliu në Elbasan njihet si një person mjaft i pasur, pasi posedon një nga palestrat më luksoze në qytetin e Elbasanit. Ai ka emigruar në disa vende të botës dhe dyshohet se ka probleme me drogën nga drejtësia italiane. Emri i Musabelliut lidhet me atë të Besnik Brakës, pasi është nipi i tij. Besnik Braka është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Durrësit për trafik droge dhe korrupsion aktiv me 14 vite heqje lirie. Në qytetin e Elbasanit, 31-vjeçari njihet me nofkën “Niku i Çufos” kjo pasi Çufo është emri i palestrës së tij. Mësohet se ka qënë i arrestuar për t’u ekstraduar jashtë, por ia doli që të fitonte lirinë. Por duket se telashet nuk kanë të mbaruar në jetën e tij pasi rreth dy vite më parë atij iu vendos lëndë shpërthyese  në një nga lokalet më lukzose në Elbasan, “Havana”. 

Dyshohet se në grupin e goditur nga Policia, Musabelli kishte për detyrë që të negocionte me persona të tjerë për tregtimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në vendet e Bashkimit Evropian. Po ashtu, ka dyshime se pjesë e grupit është edhe vëllai i Kreshnik Musabelli, Gertiani. Ky i fundit në vitin 2004, është evidentuar nga autoritetet greke për veprimtari të paligjshme të trafikut të drogës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet brikel çalja elbasan kreshnik musabelli brikel çalja elbasan kreshnik musabelli

Sondazh

Poll