Aktualitet

Fshihej në pyll! Policët italianë e quanin “Rambo”, kush është Zef Tirtja, shqiptari që bëntë namin me grabi

14 Prill 2021, 16:47 Nga DOSJA
Fshihej në pyll! Policët italianë e quanin “Rambo”,

ITALI– Zef Tirtja, 48 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohet për grabitje në disa banesa duke terrorizuar banorët e zonës. 48-vjeçari shqiptar, akuzohej për 27 vjedhje, ndërsa vetë ishte larguar nga jetonte në pyll. Por kishte gabuar diku.

Sipas mediave italiane, shqiptari u kap pasi iu përgjuan thirrjet telefonike, ku iu rrëfente miqve se: Nëse vidhni mirë në Itali, bëni shumë para. Unë duhet të bëj shumë para për t’u kthyer për të jetuar në Shqipërinë time. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.

NDJEKJA NGA POLICIA

Tirtja ishte i mprehtë! Në momentin kur e kuptoi që po ndiqej nga Policia, telefonoi sërish miqtë e tij duke u treguar sesi u kishte shpëtuar kontrolleve. 

Qëndrova për tre orë duke u fshehur në shkurre sepse  po më ndiqnin. Duhet të jem më i kujdesshëm,”-tha ai. Kështu që për të mos ngjallur dyshime ishte zhvendosur për të jetuar në një tendë afër varrezave të zonës. Por në ditët që binte shi, shkonte për të qëndruar në një hotel. Kjo lëvizje gjithashtu ra në sy nga Policia, pasi çdo natë që binte shi në Genova nuk kishte vjedhje. 

STILI I VJEDHJEVE

“Rambo” brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi në të njëjtën kohë. Pavarësisht nga fakti që kishte njerëz që flinin brenda. Sipas Policisë, ai kishte grabitur të paktën 27 shtëpi nga janari i kaluar deri pak ditë më parë. Për të hyrë në banesa, ai në thelb përdori dy metoda. E para: çmontonte kornizat e dyerve dhe dritareve. E dyta: Me një pincë të veçantë, hapte çelëzin e derës. Në shtëpitë e gjenovezëve ai merrte çfarë të gjente: çanta Louis Vuitton, ar, bizhuteri, madje njëherë vodhi një arkë. Me pak fjalë, të vetmen gjë me vlerë që kishte pikasur. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet zef tirtja zef tirtja arrestohet shqiptari ne itali arrestohet zef tirtja zef tirtja

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2021, 16:13

TIRANË– Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën 143 kg kokainë kanë pranuar se...