Aktualitet

Zbardhet PETICIONI/ 50 prokurorë të Tiranës firmosin, krah Elisabeta Imerajt: Basha po tenton të na bëjë presion dhe shant

14 Prill 2021, 18:59 Nga DOSJA
Zbardhet PETICIONI/ 50 prokurorë të Tiranës firmosin, krah

TIRANË– Kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj i ka dërguar sot Këshillit të Lartë të Prokurorisë një letër me firmat e 50 vartësve të saj, të cilët kanë nënshkruar një petician kundër “sulmeve” të kryedemokratit Lulzim Basha. Në letrën e hapur, depozituar sot në KLP, 50 nga 75 prokurorë kërkojnë nga institucioni një qëndrim të ashpër ndaj Bashës, të cilin e akuzojnë për ndërhyrje dhe shantazh.

Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar dokumentin e nënshkruar, ku hetuesit thonë fjalën e tyre, ndërsa pretendojnë për cënim të të drejtave.

PJESË NGA LETRA: 

Zhvillimi i karrierës, promovimi, statusi dhe disiplina e prokurorit të Republikës së Shqipërisë janë të sanksionuara, përcaktuara dhe mbrojtura në Kushtetë dhe ligj. Gjatë ushtrimit të detyrës së së tij, Prokurori dhe çdo zyrtar tjetër i drejtësisë udhëhiqet vetë nga Kushtetuta e duhet që të ruajë pavarësisinë e tij. Nga ana tjetër është e ndaluar dhe figura e prokurorit duhet mbrojtur nga çdo ndërhyrje e paligjshme, e cila synon që të cënojë, ulë apo denigrojë figurën apo profesionin e tij. Deklarata e çdo zyrtari, përfshirë edhe ato të një kryetari partie, janë të papranueshme, se mbi gjitha kanë qëllime cënimi të pavarësisë së figurës dhe profesionalizimit të një prokurori. Kërkojmë nga KLP të konstatohet kjo ndërhyrje dhe të konkludohet me një deklaratë, e cila jo vetëm duhet të mbrojë prokurorin nga çdo përpjeje e tillë për të shantazhuar në detyrën e tij, por edhe të dënojë çdo përpjekje të paligjshme për të ndikuar me presion dhe shantazh.

Pas depozitimit të bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendimi i anëtarëve për deklaratat e Bashës ndaj Imeraj, por pas dorëzimit të letrës, “fjala” e KLP-së u shty për një moment të dytë. (Shiko këtu)

Si ndodhi përplasja mes palëve?

Disa ditë më parë, nga një studio televizive, Basha akuzoi prokuroren se ishte një ikonë krimi dhe korrupsioni. Ndërsa kjo e fundit, iu përgjigj duke u shprehur se kriminelët nuk mund t’i bënin presion, duke shtuar se kryedemokrati kishte dosje në prokurorinë që ajo drejton.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elizabeta imeraj keshilli i larte i prokuroreve lulzim basha elizabeta imeraj keshilli i larte i prokuroreve lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2021, 16:13

TIRANË– Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën 143 kg kokainë kanë pranuar se...