Aktualitet

Aktivistët e Vetëvendosjes mblidhen sërish para komisariatit të Lezhës, kërkojnë lirimin e kolegëve dhe dorëheqjen e sh

14 Prill 2021, 18:28 Nga DOSJA
Aktivistët e Vetëvendosjes mblidhen sërish para komisariatit

LEZHË- Një protestë ka nisur sot përpara komisariatit të Lezhës ku po mbahen nën arrest 4 aktivistë të lëvizjes VV, të arrestuar dy ditë më parë në protestën kundër ndërtimit të HEC-eve.

Pjesë e protestuesve janë të afërt dhe aktivistë të lëvizjes VV të cilët përveçse kërkojnë lirimin e e kolegëve të tyre bëjnë thirrje dhe për dorëheqjen e shefit të komisariatit Lezhë.

“Qytetarët janë çuar në protest pasi është cënuar një e mirë publike. Tashmë i është cënuar dhe liria e tyre. Qytetarët kanë qenë duke protestuar për një të mirë publlike të tyre dhe janë arrestuar padrejtësisht. Ne nuk e njohim drejtuesin e policisë së Lezhës dhe kërkojmë dorëheqjen e tij”,- tha një prej aktivistët për Fax News.

3 qytetarë, aktivistë dhe gazetarë janë shoqëruar në Polici pak ditë më parë pasi protestuan kundër ndërtimit të një HEC-i dhe fabrike uji në Thirrë dhe Sang të Mirditës. Mesditën e sotme, banorët e zonës të mbështëtur edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë bllokuar për disa minuta rrugën e Kombit me qëllim tërheqjen e vëmendjes në tubimin e tyre.

Ata kanë kërkuar nga qeveria që të anulohet kontrata për ndërtimin e objekteve në lumë me pretendimin se do të sillte dëme. Banorët dhe mbështetësit e kaozës së tyre,u mblodhën pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankata në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit, ndërsa pretendojnë se kompania u ka falsifikuar dokumentat.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen aktivistet e vv hidrocentrali ne sang proteste ne mirdite arrestohen aktivistet e vv hidrocentrali ne sang proteste ne mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2021, 16:13

TIRANË– Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën 143 kg kokainë kanë pranuar se...