Aktualitet

A janë vaksinuar Ish krerët e UÇK? Zyra e prokurorit bën të ditur se janë marrë të gjitha masat

14 Prill 2021, 19:16 Nga DOSJA
A janë vaksinuar Ish krerët e UÇK? Zyra e prokurorit bën

Jakup Krasniqi, Ish Zëdhënësi i UÇK ka marrë vaksinën për tu mbrojtur nga Covid-19 kohë më përpara por pavarësisht kësaj ai e ka mbajtur maskën mbrojtëse anti-Covid duke e larguar vetëm në rastet kur i përgjigjej gjykatësve në Hagë.

Vaksinimin e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij për T7 duke thënë se shëndeti i Krasniqit ka qënë i qëndrueshëm.

Bashkë me Krasniqin në paraburgim janë edhe edhe gjashtë personalitete të tjera të Luftës së UÇK-së si: Thaçi, Veseli, Selimi, Haradinaj, Gucati e Mustafa

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që të paraburgosurit të jenë të mbrojtur nga infektimi me Covid-19 edhe pse nuk është bërë e ditur saktësisht nëse janë vaksinuar apo jo.

Gjithashtu takimet me familjarët janë shmangur këto kohë por atyre u është mundësuar kontakti me anë të telefonit që janë financuar nga Regjistri i DHSK-së.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ish kreret e uck vaksinimi i ish krereve te uck ish kreret e uck vaksinimi i ish krereve te uck

Sondazh

Poll