Aktualitet

Sherr mes 2 familjeve në Berat! Efektivi përleshet me 3 vëllezërit, i shkrepet arma në brez, plagoset në këmbë. Jashtë

14 Prill 2021, 18:53 Nga DOSJA
Sherr mes 2 familjeve në Berat! Efektivi përleshet me 3

BERAT- Një efektiv policie, i identifikuar si Julian Xhahalili, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme. Rreth orës 21:00, në sallën operative të Komisariatit të Beratit mbërriti një denoncim për një konflikt mes dy familjeve Mema dhe Marini në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’. Me të marrë njoftimin, një patrullë ka zbarkuar në lagje, ku raportohet se janë sulmuar nga personat që po konfliktoheshin. 

Mësohet se tre vëllezërit: Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini 40 vjeç, dhunuan dhe tentuan t’i marrin armën e shërbimit policit, por në përleshje e sipër efektivit i është shkrepur arma në brez. Si pasojë ka mbetur i plagosur në kmëbë. Mjeku kirurg Piro Leka ka treguar se polici, i cili mbeti i plagosur është jashtë rrezikut për jetën por është nisur për një mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Një prej të afërmëve të familjes Marini rrëfeu versionin e tij të historisë, duke pretenduar se tre vëllezërit Mema kishin shkuar në market dhe kishin goditur me grushte, duke i shkaktuar dëme në kokë me gurë çiftit të bashkëshorteve Albert Metës dhe bashkëshortes së tij, Olës

Të përfshirët në sherr janë shoqëruar në Komisariatin e Beratit, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes. Pritet që dëshmia e efektivit të zbardhë të plotë gjithë çfarë ka ndodhur gjatë konfliktit. 

(k.m/doaja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet berat julian xhahalili plagoset julian xhahalili te shtena ne berat berat julian xhahalili plagoset julian xhahalili te shtena ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2021, 16:13

TIRANË– Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën 143 kg kokainë kanë pranuar se...