“Hector Kryengritësi”/ Mediat greke PROFIL për famëkeqin Qirjazi, BËMAT e grupit shqiptar në Athinë, grabitje marramen
14 Prill 2021, 17:27Nga DOSJA
GREQI– Dy ditë më parë në Tiranë, gjatë një aksioni në zonën e Saukut, Policia e Shtetit prangosi të shumëkërkuarin Hektor Qiriazi. Ky i fundit, i njohur edhe me alias Dorian Lamani, ishte dënuar me burg përjetë në shtetin grek, pasi është shpallur fajtor për grabitje me dhunë në Athinë.
Mediat greke kanë publikuar një profil të 38-vjeçarit, i cili veproi me bandën e tij përgjatë viteve 2012-2013. Grupi i shqiptarëve që vepronin në shtetin fqinj u identifikuan si: Ilir Gjini; Hektor Qirjazi; Lulzim Elmazaj; Agron Shakaj; Arsen Selimaj; Ervis Arapaj dhe Erion Peçi.
PJESË NGA ARTIKULLI GREK:
“Hektori” kreu disa grabitje në zona “të pasura” në Atikë, ku edhe mori pjesë në dy përplasje me armë zjarri me Policinë. Teksa bastisnin dyqanet e argjendarive, bankat dhe supermarketet, grupi nuk hezitonte që të përdorte armët për të frikësuar viktimat. Në mesditën e 6 korrikut 2013, një automjet i vjedhur u gjet nga oficerët e policisë të aksionit në kryqëzimin e Mesogeion Avenue. Një anëtar i grupit ishte duke drejtuar makinën e vjedhur dhe pasi mori sinjal nga policia për të kryer një kontroll, shoferi i dha gaz por mjeti i ngeci.
Pikërisht në këtë moment, dy shqiptarë zbritën nga makina me armë kallashnikov dhe filluan të qëllonin në drejtim të policisë, e cila u përgjigj me zjarr. Autorët më pas u futën në makinë dhe u larguan në një drejtim të paditur, ndërsa disa orë më vonë automjeti u gjet i braktisur në Ampelokipi. Më 30 Mars 2012, ata goditën një dyqan argjendarësh në Argos dhe pasi thyen grilat dhe fasadën e xhamit, morën bizhuteri me vlerë totale prej 30,000 euro. Sapo u aktivizua alarmi, oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje, dhe pikërisht aty ndodhi një tjetër përplasje me armë zjarri.
PAMJET E GRABITJES
Por grabitja më e madhe e tyre ndodhi më 7 qershor 2012, ku grupi shqiptar mori nga një argjendari në Athinë bizhuteri me vlerë prej 500,000 euro. Duke hyrë si klientë, shqiptarët morën peng pronarin, të cilit i vodhën para syve mallin ndërsa në kokë i mbanin pistoletën. Në rast se një anëtar i bandës arrestohej, grupi pezullonte përkohësisht aktivitetet e tyre kriminale. Ndërsa pas çdo përplasjeje të armatosur me Policinë, ata largoheshin për në Shqipëri dhe ktheheshin pasi kalonte shumë kohë.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
FIER– Qyteti i Fierit është blinduar nga forcat e Policisë së Shtetti pasi në ambientet e Gjykatës ka shkuar Albert Zaja. Ky i fundit akuzohet për vrasjen...
MAMURRAS– Banorët e Mamurrasit kanë rrëfyer tmerrin që ndjenë në momentin që panë përplasjen me armë mes efektivëve të policisë dhe të afërmve të ish-depu...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Sipas MSH, 5 persona kanë ndërruar jetë dhe 207 të tje...
Aktualitet14 Prill 2021, 16:13
TIRANË– Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën 143 kg kokainë kanë pranuar se...
BERAT- Shqiponja e Malit, zogu emblematik i Shqipërisë është lëshuar te fluturoje e lire përsëri dy muaj pasi u gjet e plagosur. Shqiponja u rehabilitua dhe ës...
BRUKSEL– Një grup eurodeputetësh i kanë nisur një letër Komisionit Europian dhe Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) kanë reaguar li...
TIRANË- Shtatëdhjetë organizata italiane për mirëqenien e kafshëve dhe organizatat mjedisore i shkruajtën ambasadores shqiptare në Romë për të ndaluar masa...