Aktualitet

U tmerruan nga përplasja e Fufve me efektivët! Banorët e Mamurrasit rrëfehen pas krismave: Po blija në dyqan, u shtriva në

14 Prill 2021, 16:24 Nga DOSJA
U tmerruan nga përplasja e Fufve me efektivët! Banorët e

MAMURRAS– Banorët e Mamurrasit kanë rrëfyer tmerrin që ndjenë në momentin që panë përplasjen me armë mes efektivëve të policisë dhe të afërmve të ish-deputetit Mhill Fufi.  Një nga personat i cili ndodhej pak metra larg vendit të ngjarjes tregon se ka parë disa persona duke u konfliktuar me Policinë dhe më pas ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri. 

Ai shton ndër të tjera se ëstë trembur dhe është larguar nga aty, si dhe ka parë edhe të tjerë që janë larguar nga vendi.

“Unë isha duke blerë te dyqani këtu afër. Pashë disa persona që zbritën nga makina dhe po konfliktoheshin me efektivët e Policisë.  Po bënin zhurmë me njëri-tjetrin dhe më pas dëgjova të shtëna me armë. Të them të drejtën në atë moment u tremba dhe u largova nga aty. Më pas pashë se erdhën forca të tjera policore e ambulancat”, thotë një qytetar.

“Në momentin që kam dëgjuar të shtënat e armëve jam shtrirë në tokë, duke u fshehur pas një makine dhe nuk kam arritur të shoh se kush ka qëlluar efektivët e Policisë, apo personat që zbritën nga makina që ata e ndaluan,”- thotë një tjetër qytetar.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë. Kushërinjtë Fufi morën hak dhe u zunë pritë efektivëve pasi këta të fundit ushtruan kontroll për lojërat e fatit në lokalin e tyre. Gjatë përplasjes me armë një nga efektivët që tashmë është vënë në pranga qëlloi dhe plagosi dy kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Ai është arrestuar bashkë me tre nga pjesëtarët e fisit Fufi, Nikoll Fufi, Gjon Fufi, dhe Rudolf Fufi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mamurras plagosje e trefishte ne mamurras mamurras plagosje e trefishte ne mamurras

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2021, 16:13

TIRANË– Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, administratorët e kompanisë “Masabi Fruits”, në konteinerin e të cilës u gjetën 143 kg kokainë kanë pranuar se...