Politike

Kryemadhi mesazh nga Lushnja: Nuk bëj kompromis me askënd që kërkon të përdorë LSI për karrige, pushtet apo emër

14 Prill 2021, 18:57 Nga DOSJA
Kryemadhi mesazh nga Lushnja: Nuk bëj kompromis me askënd që

LUSHNJE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur ditën e sotme një takim elektoral në qytetin e Lushnjes.

Pas prezantimit të kandidatëve, Kryemadhi ka garantuar mbështetësit e kësaj force politike se LSI-ja nuk do të bëjë kompromis me asnjë lider që kërkon të përdorë LSI-në për “karrige, pushtet apo emër”.

”Këto dy vite janë dy vitet më të egra të 17 viteve të LSI-së. Këto janë dy vite kur ne morëm vendimin për të qenë jo vetëm një parti me integritet, me individualitet por për treguar se ne nuk jemi partia e karrigeve, por jemi partia e të rinjve dhe të rejave, burrave e grave që punojnë tokën dhe falenderojnë Zotin kur bie shi, kur ata mbjellin tokën.”- u shpreh ajo.

“Një gjë duhet ta dini, unë nuk bëj kompromis me të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, unë nuk bëj kompromis me karrigen e as njërit apo tjetrit. Nuk bëj kompromis me askënd që kërkon të përdorë flamurin e LSI e të rinjve dhe të rejave, qoftë për karrige, qoftë për pushtet, qoftë për emër”, – tha Kryemadhi.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll