Politike

“Na rikthyen bonusin sa filloi fushata”/ Basha në familjen e dëmtuar nga tërmeti, dëgjon ankesat e qytetarëve,

14 Prill 2021, 17:51 Nga DOSJA
“Na rikthyen bonusin sa filloi fushata”/ Basha në familjen e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në zonë e Paskuqanit, të cilat nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë nga shteti për shtëpitë e prishura nga tërmeti. Kryefamiljari Jetmir Mizaj, tha se përveçse nuk kanë shkuar për t’ja vlerësuar shtëpinë, bashkia ja ka hequr edhe bonusin e qirasë për dy muaj, ndërsa shtoi se shuma i është riderdhur në llogarinë bankare që me nisjen e fushatës elektorale.

PJESË NGA BISEDA: 

Lulzim Basha: Shtëpia është dëmtuar nga tërmeti?
Jetmir Mizaj: Po! Është dëmtuar shumë, janë thyer 6 kolona.
Lulzim Basha: Është bërë e pabanueshme?
Jetmir Mizaj: Po është bërë e pa banueshme.
Lulzim Basha: Domethënë jeni zhvendosur? Nuk jetoni më?
Jetmir Mizaj: Jo unë jam rikthyer pasi më hoqi bashkia, prej 2 muajsh. Unë akoma banoj këtu, në katin e tret. Sepse nuk e përballoj dot qiranë. Bonusin 2 muaj ma kanë heq. Ma kanë dhënë një vit, mbrapa ma hoqën, ma rikthyen prapë. Kur ma hoqën u detyrova të kthehem prapë në banesë.
Flamur Noka: Ja rikthyen pasi u kontaktua me mua. U mor vesh që kontaktuam bashkë.
Lulzim Basha: Thjeshtë ryshfet elektoral domethënë.
Jetmir Mizaj: Unë kam frikë prapë se do ta heqin. Kjo shtëpi nuk është përfshi fare as DS1 as DS2 as DS3.

I njëjti problem edhe për familjen e Bashkim Zogut, ku përveç mungesës së ndihmës për shtëpinë e shkatërruar, ai e ka të vështirë gjetjen e një pune.

PJESË NGA BISEDA: 

Bashkim Zogu: Kemi ngelur pa punë, pa asnjë gjë, në mëshirë të Zotit!
Lulzim Basha: Të dy jeni të papunë?
Bashkim Zogu: Po! Pa punë, kam pas shtëpinë në fshat dhe atje ma shembi tërmeti dhe këtë shtëpi e kam bërë me Xhevahirin.
Lulzim Basha: Mbështetje s’të ka dhënë?
Bashkim Zogu: Asnjë gjë në fshat, mi ka shembur tërmeti asnjë lloj gjëje në botë!

Pasi dëgjoi dy banorët e zonës, Basha u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë dhe një herë rivlerësimin e banesave dhe përshpejtimin e procesit rindërtimit. Ndërsa për familjet që kanë banesa private, kreu i opozitës tha se paratë do t’u jepen drejtpërdrejt familjeve për ndërtimin e banesës.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2021, 15:41

KAMËZ– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarë dhe të rinj të Kamzës. Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe ...