Fituesi do mësohet të nesërmen! KQZ e vendos, rezultati i zgjedhjeve tek KZAZ me votë elektronike do shpallet më 26 prill (
14 Prill 2021, 18:02Nga DOSJA
TIRANË– Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të dalë të nesërmen në orën 08:00 të mëngjesit. Por vetëm në KZAZ-në nr. 40, ku do të implementohet projekti pilot i numërimit dhe votimit elektronik.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Rregullator, duke ulur kështu kohën që do të kenë numëruesit për të kaluar një më një vullnetin e qytetarëve. Me 5 vota pro, unanimisht, anëtarët e Komisionit Rregullaror vendosën që të gjitha KZAZ-të në vend, të nxjerrin rezultatin e votimit.
Propozimi u bë nga anëtari Arnes Çela, ndërsa u mbështet edhe nga kryetarja e Komisionit, Ilirjana Nano, e cila e cilësoi vendimin si ndihmë për KZAZ-të në mënyrë që të menaxhojnë më mirë punën e tyre.
“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi dhe rifillon punën për nxjerrjen e rezultateve. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore. Komente, pyetje, diskutime? Parimisht edhe unë e mbështes propozimin tuaj. Duke vendosur një orar KZAZ mund ta menaxhojë punën e vetë për ta nxjerrë rezultatin,”-tha ajo gjatë mbledhjes së sotme.
Shiko minutën e 22
Ndërsa më tej, mbledhja ka vijuar me kalimin e vendimeve të tjera të rëndësishme lidhur me grupet e numërimit, duke vendosur që nuk do të kenë më pak se 3 të tillë dhe jo më shumë se 10. Të gjithë anëtarët e grupit do të marrin kutitë e 5-10 qendrave të votimit, të cilat duhet që t’i kalojnë për të nxjerrë rezultatin.
PJESË NGA VENDIMET:
Kriteret e caktimit për grupet e numërimit; nuk mund të jetë më pak se 3 dhe më shumë se 10. Anëtarët emërohet nga ZAZ. Një grup numërimi numëron jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 qendra votimi. Caktimi i grupeve të numërimit; do të përdoret modeli TIP; grupi i dytë i numërimit fillon menjëherë pas të parit. Rrinë në gatishmëri për të zëvendësuar punë, nëse nuk është e nevojshme nuk futen në punë. Emërimi i anëtarëve të grupeve të numërimit; nuk mund të jetë kandidat për deputet, administator i njësisë vendore; ushtrak apo anëtar i një numri tjetër numërimi. Anëtar i grupit të numërimit mund të jetë çdo kush që ka të drejtë për të votuar; ka arsim të lartë; nuk është dënuar dhe nuk është ndërmarrë masë disiplinore në procese të mëparshme.
Pas përfundimit të rendit të ditës, anëtarja Helga Vukaj ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Posaçme lidhur me skandalin e serverit me të dhënat e qytetarëve, i cili pretendohet se i përket Partisë Socialiste, duke shtuar se një reagim pas 26 prillit do të jetë i vonuar dhe pa efekt.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dy familje në zonë e Paskuqanit, të cilat nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë nga shteti ...
TIRANË-Një takim i kandidates për deputete të partisë demokratike, Lediana Fratari me të rinj u përqëndrua në çështjen e punësimit.Partia Demokratik...
TIRANË– Helga Vukaj, anëtare e Komisionit Rregullator ka ngritur shqetësimin lidhur me administrimin e të dhënave personale të rreth 900 mijë banorëve të T...
Sipas të dhënave të librarisë së reklamave me temë politike dhe sociale të publikuar nga Facebook, gjatë 30 ditëve të fundit partitë politike, kandidatë në zgje...
LUSHNJE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Lushnjes.Gjatë një takimi ku bëri prezantimin e kandidatëve të LSI-së...
TIRANË– Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka takuar sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën me të cilën ka...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është plotësisht dakort me apelin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama siç duke po i frikësohet humbjes para kryedemokratit dhe i ka shtrirë dorën për të disatën herë për bashkëpunim. Në nj...
Politike14 Prill 2021, 15:41
KAMËZ– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarë dhe të rinj të Kamzës. Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe ...