Politike

Kandidatja e PD, Fratari takim te Kodra e Diellit, qytetarët ankohen: Niveli i korrupsionit më i larti në Europë, por asnjë

14 Prill 2021, 18:04 Nga DOSJA

TIRANË- Gjatë një takimi me banorë të zonës së zonës në Kodrën e Diellit në Tiranë, kandidatja e Partisë Demokratike, Ledjana Fratari, diskutoi mbi disa çështje që sipas banorëve, përbajnë shëqetësime madhore jo thjeshtë për jetën e tyre por për të gjithë vendin dhe shoqërinë.

Siç shkruan edhe vetë Fratari në faqen e saj, me banorët u diskutua problemin e madh të ligjit të pronave, që është shkak për bllokimin edhe të investimeve në shumë raste si dhe pagat e ulëta të arsimtarëve dhe cilësinë e dobët të mësimdhënies.

“Folëm për reformën fiskale që propozon Partia Demokratike, me taksën e sheshtë 9% për pagat.  Qytetarët ngritën shqetësimin për nivelin e lartë të kurrpsionit dhe mos ndëshimimit të zyrtarëve të korruptuar. Ata ngritën me të drejtë pyetjen: Si shpjegohet që në vendin me nivelin më të lartë të kurrupsionit në Europë nuk ka asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsionin? Unë iu referova programit të PD-së dhe paketës antimafia, e cila parashikon verifikimin e të gjitha koncensioneve dhe PPP-ve, për të parë ligjshmërinë e tyre. PD është angazhuar maksimalisht për një qeverisje transparente dhe jo korruptive, dhe kësaj i shërben edhe vendimi për të ndaluar në mënyrë të prerë dhe të menjëhershme pjesëmarrjen në tenderat me fondet publike të kompanive që janë regjistruar në parajsa fiskale”– shkruan Fratari

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe mjekë që theksuan manipulimin që është bërë me shifrat e të prekurve nga covid 19, për t’ia përshtatur ato axhendës së qeverisë dhe jo të bazuara në realitetin e pandemisë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll