Politike

Kreu i OSBE në Shqipëri nënshkruan memorandum me kryetaren e GJK: Të forcojmë bashkëpunimin dhe avancimin e drejtësisë!

14 Prill 2021, 16:17 Nga DOSJA
Kreu i OSBE në Shqipëri nënshkruan memorandum me kryetaren e GJK:

TIRANË– Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka takuar sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën me të cilën ka nënshkruar një memorandum. Siç bëhet me dije nga njoftimi zyrtar, memorandumi është nënshkruar për të forcuar bashkëpunimin për avancimin e kapaciteteve të Gjykatës për të kryer detyrën  në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, sepse ne jemi duke përfunduar një bashkëpunim midis Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE që ka filluar shumë kohë më parë, e drejtuar nga qëllimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për të forcuar kapacitetet e Gjykatës Kushtetuese me qëllimin përfundimtar të përmbushjes së misionit të Gjykatës – garantimin e epërsisë së Kushtetutës,”- tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit dëshmon për qëndrueshmërinë e bashkëpunimit të gjatë midis Gjykatës Kushtetuese dhe OSBE. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi për OSBE, për shkak të rolit specifik dhe themelor që Gjykata Kushtetuese luan në sistemin ligjor të Shqipërisë.

“OSBE qëndron atje ku qëndron zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë kujdes, me shumë respekt aktivitetet e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese,”- tha Del Monaco.

Në vitin 2020, ndihmoi Gjykatën Kushtetuese të vlerësonte kapacitetet e saj për qëllimet e një planifikimi strategjik afatgjatë institucional, si dhe mbështeste qasjen e Gjykatës në literaturën profesionale.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike vincenzo del monaco vitore tusha vincenzo del monaco vitore tusha

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2021, 15:41

KAMËZ– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarë dhe të rinj të Kamzës. Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe ...

Politike 14 Prill 2021, 14:59

PESHKOPI– Edhe pse ka dalë blof, kryeministri Edi Rama vazhdon me skenarin. Pasi pikasi një demokrat gjatë aktivitetit politik në Peshkopi, Rama kujtoi edhe tak...