Politike

“S’më tregon mua punën”, Rama tërhiqet pas replikave me Yuri Kim: Jam 100% dakort me ambasadoren!

14 Prill 2021, 16:04 Nga DOSJA
“S’më tregon mua punën”, Rama tërhiqet pas

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është plotësisht dakort me apelin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila herë pas here ka bërë thirrje për kandiatë të pastër në lista.

Në një intervistë për Report TV, Rama shtoi se asnjëherë nuk ka pasur mungesë dakordësie me Kim, pavarësisht se ka qenë po vetë kryeministri Rama ai që ka thënë se nuk pret që ambasadorja t’i tregojë se si duhet ta bëjë punën.

Me bindje, kreu i qeverisë tha se Partia Socialiste nuk do të jetë e detyruar të zgjedhë të bashkëpunojë me askënd për hir të numrave pasi do të marrë 74 deri në 78 mandate.

“Patjetër që i kam dëgjuar dhe jam 100% dakord me ambasadoren amerikane dhe asnjëherë nuk kam pasur mosdakordësi. Ne nuk do të kemi asnjë detyrim për të zgjedhur të tjerë si rezultat i numrave. Do të kemi vota të mjaftueshme për të qeverisur. Ne do të marrim 74-78 mandate,”- tha Rama.

Çfarë tha ambasadorja Yuri Kim një natë më parë?

Kim u shpreh se 25 prilli është momenti kur shqiptarët të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin. Ajo tha se nëse diçka shkon keq më 25 prill, SHBA ka gati opsione për zgjidhjen e krizave por nuk zgjodhi që t’i bënte publike. Për Refomën në Drejtësi, Kim pranoi se kritikuar dhe gjërat që nuk shkojnë duhet të evidentohet por duhet bërë kujdes. Ajo sulmoi edhe njëherë tjetër kandidatin për deputet të Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi.

Çfarë thoshte Rama në muajin shkurt pas thirrjeve të ambasadores Kim kundër kandidimit të Tom Doshit?

Rama, me tone të ashpra tha se nuk kishte nevojë që asnjë ambassador t’i tregonte se si duhet të bënte punën e tij.

“Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikanë detyrën time. Kam shumë respekt, ajo është në të drejtën e vet. Nuk kam nevojë të ma kujtojë punën asnjë ambasador. Unë e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit dhe popullit shqiptar. Ligji është fare i qartë,”- thoshte kryeministri, por tashmë siç duket, është tërhequr.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama yuri kim edi rama yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2021, 15:41

KAMËZ– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarë dhe të rinj të Kamzës. Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe ...

Politike 14 Prill 2021, 14:59

PESHKOPI– Edhe pse ka dalë blof, kryeministri Edi Rama vazhdon me skenarin. Pasi pikasi një demokrat gjatë aktivitetit politik në Peshkopi, Rama kujtoi edhe tak...