Politike

Skandali me të dhënat! Helga Vukaj ngre zërin në Komision Rregullator, kërkon ndërhyrje URGJENTE: Pas zgjedhjeve do jetë

14 Prill 2021, 17:33 Nga DOSJA
Skandali me të dhënat! Helga Vukaj ngre zërin në Komision

TIRANË– Helga Vukaj, anëtare e Komisionit Rregullator ka ngritur shqetësimin lidhur me administrimin e të dhënave personale të rreth 900 mijë banorëve të Tiranës nga Partia Socialiste. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Rregullator, ajo ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Posaçme lidhur me rastin, duke shtuar se një reagim pas 26 prillit do të jetë i vonuar dhe pa efekt. 

Sipas Vukajt, ekspozimi i të dhënave përveç “hakmarrjes” paszgjedhore, shton edhe rrezikun për një sulm kibernetik ndaj qytetarëve, duke drejtuar gishtin nga institucionet për “rrjedhjen” e të dhënave. 

Fenomeni është kriminal dhe tejet i rrezikshëm dhe në dukje po tenton e minimit të procesit, ndoshta ditën e zgjedhjeve apo pas tij. Më vjen keq t’ju them por kjo dëshmon se është cënuar procesi. Do t’ju tregoj një dokument që qarkullon. Unë Helga Vukaj, me numër të identiteti dhe të dhëna të tjera personale më del qartë atësia dhe numri i telefonit. Patronazhisti im më kujton kohën e diktaturës, kur të parët e mi përndiqeshin nga fuksi i lagjes me një qëllim të caktuar politik. Mos vallë jemi kthyer në vitet 90? Rezart Fetollari mua më përndiqka. Nuk e bën i vetëm këtë, sepse nuk e ka potencialin që të ketë të dhënat e mia. E dhëna ime si ID administrohet nga Gjendja Civile. Pastaj Tatimet dhe Sigurimet më bënë të mendoj që më ka ekspozuar. Përtej kësaj, kontigjente kibernetike mund të më sulmojnë në çdo kohë. Kjo çështje zien mediatikisht. Pas zgjedhjeve kush nuk ka votuar PS, mund të sulmohet. Nuk është ashtu siç duket që ta kalojmë në mënyrë sportive. SPAK duhet që të kishte reaguar, nuk kërkon hetim të thelluar. Të gjitha këto janë kriminale dhe duhet të kenë përgjigje para datës 25 sepse post nuk kanë asnjë rëndësi,”-tha ajo.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa nga PS është mohuar se dokumenti i përket zyrës së tyre, megjithatë kanë pranuar se kanë një të ngjashëm të akumuluar nga puna në terren me qytetarët.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike helga vukaj investigimi i lapsi.al komisioni rregullator helga vukaj investigimi i lapsi.al komisioni rregullator

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2021, 15:41

KAMËZ– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarë dhe të rinj të Kamzës. Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe ...