Aktualitet

E plagosën me armë! Dy muaj u kujdesën për të, “Shqiponja e malit” lihet sërish e lirë, i vendosin GPS

14 Prill 2021, 14:33 Nga DOSJA
E plagosën me armë! Dy muaj u kujdesën për të,

BERAT- Shqiponja e Malit, zogu emblematik i Shqipërisë është lëshuar te fluturoje e lire përsëri dy muaj pasi u gjet e plagosur.  Shqiponja u rehabilitua dhe është lënë e lirë të fluturojë në parkun kombëtar te Prespës.

Ekspertët në një kronikë në Top Channel kanë vendosur një pajisje GPS ne pjesën e prapme te këtij shpendi madhështor, ndërsa synojnë qe te studiojnë rrugët ajrore te Shqiponjës dhe habitatet e saj.

Shqiponja e malit, ky simbol kombëtar, shpend madhështor i maleve tona, është pikërisht ai që na jep krenarinë dhe identitetin kombëtar. Ndaj ky rast i goditjes apo i tregtimit të Shqiponjës së malit saj nuk është thjesht një vrasje apo tregti tjetër që duhet kaluar në heshtje. Është vrasje dhe përdhosje e simbolit tonë kombëtar ndaj dhe duhet që autoritetet përgjegjëse ta marrin rastin tepër seriozisht dhe ta hetojnë sikurse hetohet çdo krim i rëndë.

Ekzistenca e shpendit qe zor se mund te shihet prej vitesh rrezikohet nga gjuetia e paligjshme dhe helmimi, çka ka bere qe ne vendin tone thuajse te përgjysmohet numri.

Në 20 vitet e fundit popullata e shqiponjës së malit në Shqipëri clerësohet të ketë rënë me rreth 50-60 %, një rënie shqetësuese për çdo institucion dhe qytetar.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset shqiponja ne berat plagoset shqiponja ne berat

Sondazh

Poll