Sport

Klopp në kërkim të përmbysjes, sfidë Real Madrid: Nuk kemi asgjë për të humbur!

13 Prill 2021, 15:27 Nga DOSJA
Klopp në kërkim të përmbysjes, sfidë Real Madrid: Nuk

ANGLI-Liverpool duhet të bëjë përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League. Ndeshja e parë përfundoi me shifrat 3-1 dhe skuadrës angleze i duhet me patjetër të fitojnë 2-0. Në konferencën për shtyp, trajneri Jurgen Klopp u shpreh.

“Ne jemi në gjendje të krijojmë më shumë volum loje dhe shanse sesa bëmë në Madrid. Nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse Real Madrid është në habitatin e tij.Nëse do të mund të nxirrja një lojtar nga Real Madrid, pa dyshim do të thosha Kroos.

Ai është një nga talentet më të mëdhenj të prodhuar ndonjëherë nga futbolli gjerman.Duhet të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen e nesërme. Pas kësaj, do të shohim. Nuk kemi asgjë për të humbur. Nuk mund t’i marrim përmbysjet si të mirëqena, veçanërisht pa tifozët në tribuna”. Përfundon Klopp.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport klopp liverpool klopp liverpool

Sondazh

Poll