Sport

Inter vrapon drejt titullit, Conte drejt rekordeve! Trajneri zikaltër gati të bëhet tekniku më me…

13 Prill 2021, 13:29 Nga DOSJA

ITALI-Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion. Falë punës së Antonio Contes, zikaltërit kanë ndryshuar totalisht imazh, duke u shndërruar në një skuadër me karakter dhe e mirë organizuar.Që në momentin kur Antonio Conte është ulur në stolin e Interit, zikaltrit kanë grumbulluar 156 pikë në 68 ndeshje.

11 më shumë se Juventus, 17 nga Atalanta e 32 nga Milan. Jo vetëm kaq, Antonio Conte është aktualisht trajneri i tretë më i mirë në historinë e Interit me 2.467 pikë për ndeshje.

Roberto Mancini mban rekordin si tekniku më i mirë që Inter ka pasur ndër vite sa i përket grumbullimit të pikëve, ndërkohë që në vendin e dytë gjendet Trapatoni dhe Conte është pranë thyerjes së rekordit që mbahet nga tekniku që fitoi titullin në sezonin 1988-1989.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport conte inter conte inter

Sondazh

Poll