Sport

Kartoni i kuq ndaj Parmës i kushton shtrenjtë Ibrahimovic, humbet sfidën me Genoan dhe…

13 Prill 2021, 13:07 Nga DOSJA
Kartoni i kuq ndaj Parmës i kushton shtrenjtë Ibrahimovic, humbet

ITALI-Gjykata Sportive ka marrë vendimin për Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Parmës për protesta ndaj arbitrit Maresca.

Suedezi që rrezikonte një ndalesë më të gjatë, është ndëshkuar me vetëm një ndeshje nga gjykatësi sportiv, “për një kritikë pa respekt me sjellje provokuese”, – lexohet në vendim, ndërsa kësaj mase i shtohet edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh. Sulmuesi kuqezi nuk do të jetë në dispozicion të Piolit për sfidën e së dielës kundër Genoas.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll