Politike

Kandidati Elton Debreshi padi në Kushtetuese: Pragu 1% është diskriminues, të mbrojmë demokracinë nga monopoli 3 partive

13 Prill 2021, 14:42 Nga DOSJA
Kandidati Elton Debreshi padi në Kushtetuese: Pragu 1% është

TIRANË– Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Dibrës për zgjedhjet e 25 Prillit, Elton Debreshi ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese. Padia e tij është kundër pragut 1% për t’u zgjedhur deputet i kuvendit të Shqipërisë në 25 prill.

Detaje lidhur me dorëzimin e dokumentit sot në Gjykatë, i ka dhënë vetë Debreshi, i cili shkruan se pragu është diskriminues për kandidatët e pavarur, pasi iu kërkohet më shumë vota sesa partive politike. 

Ky prag diskriminon kandidatët e pavarur, të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për t’u zgjedhur deputet në një qark. Për nga detyrimi për të fituar së paku 1% të votave kombëtare, kandidatët e pavarur trajtohen si të ishin parti politike. Po për nga të drejtat ata kanë shumë më pak të drejta se partitë duke u votuar vetëm brenda një qarku”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale. Kjo kërkese nuk bëhet për Elton Debreshin, as për zgjedhjet e kësaj radhe, por për të mbrojtur në të ardhmen demokracinë shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive të mëdha,”-shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË: 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elton debreshi gjykata kushtetuese zgjedhjet 25 prill 2021 elton debreshi gjykata kushtetuese zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2021, 11:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar patronazhisten Klaudia Muço se po e spiunon, pasi i ka hedhur të dhënat e saj për preferencat politike në...