Politike

Rama tregon rrugëtimin e Ermonela Jahos drejt skenave botërore: Ajo nuk ishte më e talentuara nga shoqet, sot këndon në La

13 Prill 2021, 11:29 Nga DOSJA
Rama tregon rrugëtimin e Ermonela Jahos drejt skenave botërore: Ajo

LIBRAZHD– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme nga Librazhdi rrugëtimin që sopranoja Ermonela Jaho ka bërë për të qënë sot në skenat botërore. Rama tha se kur Jaho ishte e vogël, nuk ishte më e talentuar se shoqet e saj, mirëpo ditën e sotme askush nuk dëgjon për to po për Ermonelën.


Rama: Kisha besimin se në këtë vend besimi ishte i mundur. Ju e keni dëgjuar Ermonela Jahon, kur ajo ishte 14 shkonte në liceun artitik për kanto. Nuk ishte ndër më të mirat e grupit, kishte të tjera që ishin më të talentuara. Ermonela thoshte se një ditë do të këndoj në La Scala. Ju nuk njihni asnjë nga ato të tjerat, ndërkohë që Ermonela Jaho këndon në La Scala dhe në të gjithë botën. Pse? Se kishte vendosmëri, besim dhe punë të jashtëzakonshme. Nuk ka një rrugë tjetër, se ato që ju tregon Luli janë ëndrra me sy mbyllur. Unë po flas për ëndrra me sy hapur.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ermonela jaho rama ne librazhd zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ermonela jaho rama ne librazhd zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll