Politike

Basha uron myslimanët për Ramazan: Me mbylljen e muajit do të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

13 Prill 2021, 11:55 Nga DOSJA
Basha uron myslimanët për Ramazan: Me mbylljen e muajit do të

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë masivisht numrin 9 më 25 prill, që sipas tij, të vijë ndryshimi në Shqipëri.

Përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e sakrificës. Basha në fjalën e tij thekson se në fund të këtij muaji urojmë që të marrin fund dhe vuajtjet e Shqipërisë.


“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë klerikëve dhe udhëheqësve shpirtërorë që u shërbejnë të gjithë besimtarëve dhe kjo sakrificë që vjen në një kohë të ngarkuar nga situata pandemike dhe gjendja e përgjithshme, Kam bindjen se në fund të këtij muaji Shqipëria të përjetojë një çlirim, dhe fund të vuajtjeve, situatën së papunësisë, të nënave dhe të baballarëve tanë, dhe nga zemra uroj që sakrifica ju aj të shërbejë në këtë vit sprove të atyre që janë të sëmurë dhe familjeve që janë të sëmurë për shëndetin e tyre. Ky është një muaj sprove i dyfishte përveç gjendjes në të cilën ndodhet vendi dhe simbolika. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, ka thënë Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha muaji i ramazanit lulzim basha muaji i ramazanit

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2021, 11:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar patronazhisten Klaudia Muço se po e spiunon, pasi i ka hedhur të dhënat e saj për preferencat politike në...