Politike

13 Prill 2021, 11:42 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar patronazhisten Klaudia Muço se po e spiunon, pasi i ka hedhur të dhënat e saj për preferencat politike në database-n e Partisë Socialiste, që solli dhe skandalin me përdorimin etë dhënave personale.

Në një status në Facebook, Lala i bën thirrje Muços të shkojë ta takojë që t’ia sqarojë vetë nga afër, pasi sipas gazetares, burimet i ka shumë rëndë. Gazetarja Klodiana Lala shton se do të hedhë në gjyq këdo që prek të dhënat e saj personale.

“Klaudia Muco. Keshtu quhet vajza qe me spiunon mua. Me shenon si te pasigurte ne vote. Ska informacion per preferencen politike. Mendon se mund te kem votuar te djathten ne 2013, por te verteten s’e di. E shkreta ti sa rende burimet. Nje vrap hajde me tako, t’i rrefej te gjitha…Une do ta coj ne gjyq kedo prek te dhenat e mia personale. Ne vrime te miut te jesh une do te te gjej. Perbuzni spiunet,”- shkruan Lala në statusin e saj.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar dy ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike klaudia muco klodiana lala klaudia muco klodiana lala

Sondazh

Poll