Politike

“Të gjithë shqiptarët në kutitë e votimit”/ Basha publikon videon: Asgjë nuk e ndal ndryshimin

13 Prill 2021, 13:31 Nga DOSJA
“Të gjithë shqiptarët në kutitë e votimit”/

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një video gjatë fushatës elektorale që po bën. Në videon e postuar në Facebook, Basha ka thënë se ditë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri po afron dhe se pas 25 prillit ai do të ketë mundësi që tu shërbejë qytetarëve jo vetëm si ministër, deputet dhe kryebashkiak, por edhe si kryetar i qeverisë. Ai ka thënë se asnjë nuk e ndal ndryshimin pasi, ai është në zemrat e çdo shqiptari.

“Ora po afron! Dita po afron! Dhe vota juaj do të sjellë ndryshim për familjet tona dhe unë të kem mundësinë t’ju shërbej jo vetëm si ministër, si deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetari i qeverisë së ndryshimit me votën e 25 prillit. Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrat e çdo shqiptari. Dhe me ndryshimin, Shqipëria Fiton, ju fitoni! Faleminderit!”, tha Basha.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2021, 11:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar patronazhisten Klaudia Muço se po e spiunon, pasi i ka hedhur të dhënat e saj për preferencat politike në...