Meta dekoron me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, qëndrestarin kundër diktaturës, Qani Sadiku: Kurrë më,
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme Qani Sadikun me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Sadiku ka dhënë kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të të ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri. Meta në postim gjithashtu ka shkruar se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë që të rikthehen në diktaturë.
Postimi i plotë:
Vlerësova me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, zotin Qani Sadiku, një nga qëndrestarët heroikë dhe të papërkulur kundër dikaturës komuniste, “Në shenjë vlerësimi për shpirtin e pamposhtur dhe sakrificën në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtet të drejtë dhe jetë me dinjitet. Për kontributin si veprimtar dhe drejtues shoqëror në mbrojtjen e të drejtave të shtresës së ish-të përndjekurve politikë në Shqipëri”. Si Kreu i Shtetit kam nderin dhe njëkohësisht detyrimin për të lartësuar në panteonin e historisë të gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë prej regjimit monist që u mori jetët dhe i zvarriti në një kalvar të tmerrshëm vuajtjeje në burgje, internime, punë skllavëruese dhe mohim të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Shoqëria shqiptare me gjithë hapat pozitivë të viteve të shkuara ka ende shumë për të bërë për shërimin dhe rivlerësimin shpirtëror e financiar të përfaqësuesve të kësaj shtrese. Brezi i ri i lirisë nuk duhet dhe nuk do ta lejojë rilindjen e metastazave të diktaturës, qofshin këto të shfaqura edhe si elemente të autoritarizmit dhe deformimit të demokracisë. Kurrë më shqiptarët nuk do të pranojnë rikthim në diktaturë!
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Rama tregon rrugëtimin e Ermonela Jahos drejt skenave botërore: Ajo nuk ishte më e talentuara nga shoqet, sot këndon në La
LIBRAZHD– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme nga Librazhdi rrugëtimin që sopranoja Ermonela Jaho ka bërë për të qënë sot në skenat botërore. Rama tha ...
Rama “hapet” në Librazhd: Sot harrova të vesh atletet, i them vetes rezisto dhe ec përpara
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama mohoi që të jetë arrogant. Në fjalën e tij të gjatë me mbështetësit e tij në Librazhd, Rama tha se është njeri këmbëngulës ndërsa...
‘Nuk i dola nga zyra të parit të Pfizer’, Rama kujton vizitën në New York dhe takimin me Albert Burla
LIBRAZHD– Kryeministri Edi Rama kujtoi në Librazhd vizitën që bëri muaj më parë në New York për të siguruar vaksinat. Ai tha se nuk i doli nga zyra të ‘parit’ t...
Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: I rikthejmë fytyrën njerëzo
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me PAK. Basha tha se kjo marrëveshje është pro...
Kandidatja e PS i mburret Ramës me arritjet “imagjinare”, biznesi në Shkodër: Ne po falimentojmë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten e PS-së për Shkodrën, Edona Bilali.Teksa ndodhet në Kolonjë Rama e pyet se si po shkojnë ...
Rama për PD-në: Ata premtojnë fushë me lule, i keni parë me bori me makina, këngë dhe valle
PËRRENJAS– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Përrenjasi se Partia Demokratike premton se do ju japë njerëzve 1 milionë, ndërkohë që enden rrugëve...
Rama në Përrenjas: Ju uroj një muaj të mbarë të Ramazanit, vizitova xhaminë në Tiranë, është kthyer në shkëlqimin e
PËRRENJAS– Kryeministri Edi Rama nisi ditën e sotme fjalimin në Përrenjas duke i uruar të gjithë besimtarëve myslimane për muajin e Ramazanit. Ai bëri të d...
Rama rrëfen bisedën me gazetarin: Më tha janë shumë aeroporte! Kjo është e pavërtetë, shikoni Kroacinë ka 9
PËRRENJAS– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme në Përrenjas se një gazetar i ka thënë se aeroportet që po ndërtohen në vend janë shumë. Rama tha se kjo...
Rama në Përrenjas & Librazhd! Shfaqet para qytetarëve me veshje të personalizuar, mbizotëron numri 12, kryeministri: P
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Përrenjas. Ai zhvilloi një takim me qytetarët, përballë të cilëve u shfaq i veshur me bluze dh...