Politike

Vizita e ministrit turk “çmend” grekët! Mediat sulmojnë Ramën: Nuk po i fsheh ndjenjat pro Turqisë, rivendosën

13 Prill 2021, 14:35 Nga DOSJA
Vizita e ministrit turk “çmend” grekët! Mediat

ATHINË– Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull vizitës së ministrit turk të Kulturës, Mehmet Nuri Ersoy në qytetin e Gjirokastrës. Në shkrim, thuhet se kryeministri Edi Rama njihet për qasjen e tij “pro-turke”, duke i cilësuar investimet e bëra nga “TIKA” një rivendosje të trashëgimisë osmane në qytetin jugor. Sipas shënimit të botuar sot, Gjirokastra është qendër e pakicës së tyre.

ARTIKULLI I PROTOTHEMAS:

Çfarë tha Edie Rama me një delegacion turk për qytetin që është një qendër historike e pakicës greke? Në kulmin e periudhës parazgjedhore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me Ministrin e Kulturës Turke Mehmet Nuri Ersoy për të rivendosur trashëgiminë Osmane në qytetin e Gjirokastrës. Rama i cili nuk i fsheh ndjenjat e tij pro-turke dhe marrëdhëniet e tij të veçanta me presidentin Erdogan, mirëpriti delegacionin turk në një shtëpi tradicionale në qytet, e cila u restaurua kohët e fundit nga i ashtuquajturi Shërbimi Turk i Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) i cili kryen të ngjashme projekte në vendet e Ballkanit. Rajon që në të kaluarën ato ishte territor i Perandorisë Osmane. Në një deklaratë, Rama tha se “marrëveshjet janë nënshkruar për të forcuar dhe promovuar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftimin e trafikimit në vendet e trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve.” Qyteti është një qendër historike e pakicës greke në vendme një prani të fortë të mërgimtarëve. Deri më sot, nuk ka pasur zell të ngjashëm nga ana e qeverisë shqiptare për të shpëtuar dhe nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore të lidhur me praninë e fortë Ortodokse Greke.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne gjirokaster edi rama edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2021, 11:42

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar patronazhisten Klaudia Muço se po e spiunon, pasi i ka hedhur të dhënat e saj për preferencat politike në...