Politike

‘Nuk i dola nga zyra të parit të Pfizer’, Rama kujton vizitën në New York dhe takimin me Albert Burla

13 Prill 2021, 11:09 Nga DOSJA
‘Nuk i dola nga zyra të parit të Pfizer’, Rama kujton

LIBRAZHD– Kryeministri Edi Rama kujtoi në Librazhd vizitën që bëri muaj më parë në New York për të siguruar vaksinat. Ai tha se nuk i doli nga zyra të ‘parit’ të Pfizer pa i siguruar vaksinat për të cilat kishte shkuar deri atje.

Rama shtoi duke thënë se për shumë persona kjo mund të quhet arrogancë dhe këmbëngulje mirëpo është e vetmja mënyrë për ti siguruar.


DEKLARATA:

“Unë po ju sjell rastin kur morëm rrugën deri në Nju Jork për të takuar të parin e pfizerit. Nuk ka më tha. Do ta konsiderojmë patjetër kërkesën tuaj, por nuk ka për momentin. Nuk i dola nga zyra. Deri në momentin kur i mora fjalën se ne do të kishim një kontratë. Natyrisht që kjo është ana e mirë e imja. Ka edhe një anë, arrogantë. Mbase, por më shumë sesa arrogant unë do të thoja kokë fortë dhe këmbëngulës që me siguri e teproj. Nuk është e lehtë të qeshësh, nuk është e lehtë të dukesh I freskët, sepse për mua u bë më shumë se një vit që është një kohë e vështirë. Qysh nga momenti që mora lajmin që ra një tërmet dhe pastaj merrja lajmet e dëmeve, ndryshimi në jetën time aty lart në majë ishte shumë i madh. Nga ai moment dhe deri më sot unë asnjëherë nuk arrij dot të ndaj veten time, besojeni ose jo, nga ata të cilët presin të kthehen në shtëpi, nga nxënësit që presin të rikthehen në shkollën e tyre. Po ashtu nga ata, të moshuarit që presin të çlirohen nga ankthi dhe pasiguria përballë armikut të padukshëm. E gjithë kjo kohë për mua nuk ka qenë koha e një kryeministri në zyrë, që bën planet dhe bën detyrat e tij, por ka qenë shumë më tepër se kaq, ka qenë koha e rreshtimit me zemër dhe mendje krah për krah të gjithë atyre që në asnjë mënyrë nuk duhet të ndihen vetëm.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne librazhd zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne librazhd zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll