Aktualitet

Përplasja e policisë me grupin kriminal në Mamurras, Ardi Veliu niset për në vendngjarje, FNSH-ja e Shkodrës nis kontrolle

13 Prill 2021, 12:51 Nga DOSJA
Përplasja e policisë me grupin kriminal në Mamurras, Ardi Veliu

MAMURRAS- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është nisur për në Mamurras. Bashkë me të është edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në ndihmë të policisë lokale janë nisur edhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër që do të bëjnë krehjen e zonës për të gjetur autorët. Sakaq edhe grupi hetimor është ngritur.

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mamurras. 2 efektivët e policisë, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja kanë ngelur të plagosur pas një përplasjeje me një grup, shumë i afërtë me një politikan të PS-së. Nga grupi është plagosur Nikoll Vorfi. Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i plagosjes është mospranimi për tju nënshtruar kontrollit policor me arsyetimin se janë të afërtë me PS.

Lajmi kryesor: NGJARJE E RËNDË/ Përplasje me armë zjarri në Mamurras, 2 efektivë ngelen të plagosur dhe 1 qytetar, u konfliktuan gjatë shoqërimit të të afërmve të një politikani (EMRAT)

(F.G/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet flamur lleja ilir zeka nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras flamur lleja ilir zeka nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras

Sondazh

Poll