Aktualitet

Tentuan të iknin në Gjermani dhe Greqi me test Covid-19 të falsifikuar, procedohen dy persona në Rinas

13 Prill 2021, 11:52 Nga DOSJA
Tentuan të iknin në Gjermani dhe Greqi me test Covid-19 të

TIRANË- Dy shqiptarë janë proceduar ditën e sotme në Rinas për shkak se kanë tentuar të kalojnë kufirin me test të falsifikuar Covid-i. Dy personat e proceduar, kanë tentuar që të largohen drejt Greqisë dhe Gjermanisë. Personat e proceduar janë me personi me iniciale Gj.D, i cili ka tentuar që të largohet drejt Gjermanisë dhe personi me iniciale P.M, e cila do të shkonte në Greqi.   

Njoftimi i policisë:

Rinas. Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe Athinës, procedohen penalisht 2 shtetas. Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste të COVID-19, të falsifikuara pjesërisht dhe totalisht.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur dy raste, konkretisht: Gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Gjermanisë është dyshuar se shtetasi Gj. D., 45 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Laç, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur ky shtetas ishte i falsifikuar.

Gjithashtu, gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve që udhëtonin drejt Athinës është dyshuar se shtetasja P. M., 43 vjeçe, banuese ne fshatin Kostur, Has, ka paraqitur një test të falsifikuar të COVID-19. Pasi është komunikuar me klinikën përkatëse ka rezultuar se testi që kishte paraqitur kjo shtetase ishte i falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të dy shtetasit e lartpërmendur janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”. Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve. Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në vend po intensifikojnë kontrollet duke bashkëpunuar ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat.

(I.A;F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit procedohen 2 persona policia e shtetit procedohen 2 persona

Sondazh

Poll