Aktualitet

Publikimi i të dhënave personale për votat, Zyra e Komisionerit: Po bëhen të gjitha verifikimet, kanë nisur hetimet

13 Prill 2021, 10:58 Nga DOSJA
Publikimi i të dhënave personale për votat, Zyra e Komisionerit:

TIRANË– Redi Skënderi, zyrtari i të dhënave personale ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat duke bërë të ditur se po merren të gjitha masat e nevojshme për rastin e bërë publik në media për publikimin e të dhënave personale. Ai shprehet se po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore e se po kryehen hetime. Ndër të tjera, ai shtoi se vendimarrjet do të jenë publike në faqen e tyre online.

Në lidhje me rastin, me të cilin u njohëm nga publiket mediatike, po bëhen të gjitha vlerësimet e nevojshme ligjore për administrimin zyrtar të informacionit, apo provave të nevojshme për shqyrtimin administrativ të rastit, natyrisht për aq sa çështja në fjalë nuk hyn në juridiksionin penal. Zyra e komisionerit disponon dhe vendos vetëm mbi provat. Vendimmarrja do të jetë publike. Institucioni ka administruar prej janarit të 2021 vetëm dy ankesa nga qytetarët, në kuadër të fushatës zgjedhore. Për të dyja rastet po kryhen hetime. Edhe për këto dy raste vendimmarrja është publike në faqen tonë në internet”, tha komisioneri.

Por çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar para dy ditësh nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet investigimi i lapsi.al redi skenderi investigimi i lapsi.al redi skenderi

Sondazh

Poll