Aktualitet

“Far West” në Mamurras! Plagosen dy efektivët e Patrullës, Policia: Kolegu nxorri armën dhe qëlloi, plumbi kap dhe të

13 Prill 2021, 12:08 Nga DOSJA
“Far West” në Mamurras! Plagosen dy efektivët e

MAMURRAS– Një përplasje alla ‘far west’ është regjistruar mesditën e të martës në qendër të qytetit të Mamurrasit! Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë përplasur me një grup personash, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy “blutë” Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe Nikoll Vorfi, një nga të dyshuarit kryesor për të shtënat ndaj efektivëve. 

Policia e Kurbinit, disa orë pas ngjarjes ka dhënë informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur në orën 13:35 të pasdites. Sipas Policisë së Shtetit, disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet. Në konflikt e sipër, Policia pretendon se një nga efektivëvt ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar, duke lënë të plagosur dy kolegët e tij. E bashkë me ta edhe Vorfin. Sipas të dhënave zyrtare të gjithë të plagosurit, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në Kurbin, është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe specialistë për të zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë që nuk ka dhënë asnjë detaje lidhur me “grupin” që u konfliktua me efektivët e Policisë, disa prej të cilëve edhe janë shoqëruar në Komisariat. 

Emrat që Policia i kishte të “vështirë” t’i shënonte edhe me iniciale janë të afërm të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Mhill Fufi. Burime të Dosja.al nga grupi hetimor kanë bërë me dije se deri më tani janë shoqëruar 7 persona, disa prej tyre janë identifikuar si 3 vëllezërit; Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi. Ndërkohë që janë shoqëruar në Komisariat Alfred Prenga dhe Gjon Fufi, 40 vjeç, (vëllai i Nikoll Vorfit) megjithatë nuk dihet se cili ka qenë roli i tyre në plagosje. 

Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se bashkë me të dyshuarin kryesor të plagosjes së efektivëve, Nikoll Vorfin ka qenë edhe Florian Gega. Ky i fundi është djali i Gjergj Gegës, i cili pak muaj më parë nga emisionin investigativ “Fiks Fare” u cilësua si i “forti” i zonës, pasi ishte përfshirë në një përplasje. 

Ngjarja ka hapur një panik tek qytetarët e shumtë, ndërsa plagosja e uniformave blu ka bërë që drejt qytetit të niset edhe Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë. 

(k.m/f.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet flamur lleja ilir zeka mamurras nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras flamur lleja ilir zeka mamurras nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras

Sondazh

Poll