Aktualitet

Të shtënat në Mamurras, të plagosurit janë dy policë, zbardhen emrat e tyre

13 Prill 2021, 12:20 Nga DOSJA
Të shtënat në Mamurras, të plagosurit janë dy

MAMURRASDosja.al ka zbardhur emrat e dy efektivëve që mbetën të plagosur mesditën e sotme në Mamurras. Mësohet se bëhet fjalë për Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, të cilët kanë marrë nga një plumb në këmbë. 

Të dy rezultojnë të jenë punonjës në komisariatin e Kurbinit dhe kanë qenë në patrullim, në momentin që janë plagosur.

Të dy efektivët, bashkë me qytetarin e plagosur janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo personi që i ka plagosur. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje e trefishte ne mamurras plagosje e trefishte ne mamurras

Sondazh

Poll