Aktualitet

Ekskluzive/ Të afërmit e një politikani të lidhur me PS qëlluan me plumba policët në Mamurras, morën “hak” pse u sho

13 Prill 2021, 12:34 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Të afërmit e një politikani të lidhur me PS

MAMURRAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras, atje ku të afërmit e një politikani të njohur dhe pranë Partisë Socialiste, (emër i njohur për redaksinë), kanë plagosur me armë zjarri në këmbë 3 persona, 2 prej të cilëve, policë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive banale, ku të afërmit e politikanit janë ndaluar nga policia por nuk kanë pranuar ti nënshtrohen kontrollit policor.

Me argumentin se ‘jemi me Edi Ramën’, ata kanë kundërshtuar ndalimin ndërsa efektivët i kanë shoqëruar.

Në momentin që kanë dalë nga komisariati i kanë qëlluar policisë për shoqërimin.  Të plagosur janë efektivët Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ndërsa personi i tretë është identifikuar si Nikoll Vorfi.

Lajmi kryesor: NGJARJE E RËNDË/ Përplasje me armë zjarri në Mamurras, 2 efektivë ngelen të plagosur dhe 1 qytetar, u konfliktuan gjatë shoqërimit të të afërmve të një politikani (EMRAT)

(F.G/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet flamur lleja ilir zeka nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras flamur lleja ilir zeka nikoll vorfi plagosje e trefishte ne mamurras

Sondazh

Poll