Aktualitet

Deklarata ‘bombë’, Klodiana Lala: Duan të vrasin një bos krimi në autostradë

13 Prill 2021, 09:51 Nga DOSJA
Deklarata ‘bombë’, Klodiana Lala: Duan të vrasin një

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë paralajmërimin se grupet kriminale për momentin kanë në shënjestër një boss krimi që jeton në zonën e autostradës.

E ftuar në “Opinion”, Lala, teksa fliste për depon e armëve që u sekuestrua, tha se dronat dhe dylbitë, duhen pikërisht për këtë arsye, për krime në distancë.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Nuk jam suprizuar, kam parasysh operacionin e Elbasanit…

Blendi Fevziu: Po ishte depoja këtu, 50 metra larg Klanit….

Klodiana Lala: Unë kam qenë gazetarja e parë që kam pasur fotot e armëve në Elbasan. Ishin të një kalibri dhet ë një precizioni shumë të lartë. Kohët e fundit në Shqipëri kanë qarkulluar në mënyrë të frikshme. Unë kam insistuar shumë tek personat e penduar, nëse punohet me ta, mund ta ndihmojnë shumë SPAK. Në ditën e sotme janë lshuar edhe pesë urdhër-arreste të tjera.

Blendi Fevziu: Po pse nuk kanë dalë llafet…këtu dalin fjalët për të gjitha, me kë rri pse rri…

Klodiana Lala: Fevziu, grupet kriminale kanë infomacion se ku lëvizin grupet e kërkuara, çfarë mjetesh kanë, çfarë pamjeje kanë…në momentin që kanë interest ë ekzekutojnë dike, çfarë bën? Drejtohet tek ata që bëjnë armë, fshijnë numra dhe i modifikojnë që edhe nëse arma gjendet, nuk arrihet të shkohet te personi…kryesisht po zgjidhen në zonën e Fushë Krujës, atje bëhen pazaret për çmimet, etj.

Blendi Fevziu: 25 pako me dorne e dylbi për çfarë duhen?

Klodiana Lala: Fevzi duan të vrasin një bos krimi në autostradë….agresiviteti ka arritur në një nivel që po përdorin të gjithë mënyrat.

Më herët, ka qenë Artan Hoxha, gazetari që ka folur për një atentat me dron që është planifikuar në Shqipëri. Në janar të këtij viti, i ftuar në një intervistë në “ABC”, Hoxha tha bëhej fjalë për një person të “fuqishëm”, të cilit atentatorët nuk i afroheshin dot nga asnjë rrugë përveç ajrit. Nuk dimë të themi nëse bëhet fjalë për të njëjtin person…

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala operacioni kompleks klodiana lala operacioni kompleks

Sondazh

Poll