Aktualitet

EMRAT/ Ekzekutohet me kallashnikov në sy të vajzës, Xhetan Konesha në Dibër u vra nga vëllezërit Mera pas sherrit për vi

13 Prill 2021, 10:26 Nga DOSJA
EMRAT/ Ekzekutohet me kallashnikov në sy të vajzës, Xhetan

DIBËR– Xhetan Konesha, 50 vjeç, banues në fshatin Luzni të Dibrës është ekzekutuar me kallashnikov. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin ku banonte viktima. Mësohet se Konesha është ekzekutuar në sy të vajzës së tij adoleshente.

Ai, bashkë me të bijën, 18-vjeçare, po hipnin në furgon për të ikur drejt qytetit, në momntin që iu pre rruga nga dy vëllezërit Mera, të cilët janë edhe autorët e krimit të rëndë. Adoleshentja pa me sytë e saj se Muhamet dhe Altin Mera bënë gati kallashnikovin dhe qëlluan drejt babait të saj.

Xhetan Konesha është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes së rëndë, Muhamet Mera është vënë në pranga, ndërsa vëllai tjetër, Altini është shpallur në kërkim. Hetimet për të zbardhur detaje nga rrethanat e krimit vijojnë dhe kanë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Fqinjët e Xhetan Koneshës, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ditën e sotme nga dy vëllezërit Mera, kanë folur pas krimit të rëndë. Ata janë shprehur se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, pasi në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit. Sipas banorëve, ‘mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës dhe se shtëpitë i kishin vetëm 200 metra larg.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet altin mera muhamet mera vritet xhetan konesha xhetan konesha altin mera muhamet mera vritet xhetan konesha xhetan konesha

Sondazh

Poll