Politike

Rama në Përrenjas & Librazhd! Shfaqet para qytetarëve me veshje të personalizuar, mbizotëron numri 12, kryeministri: P

13 Prill 2021, 09:26 Nga DOSJA
Rama në Përrenjas & Librazhd! Shfaqet para qytetarëve me

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Përrenjas. Ai zhvilloi një takim me qytetarët, përballë të cilëve u shfaq i veshur me bluze dhe kapele të personalizuar në numrin 12 të PS-së.

Rama nisi fjalimin duke i uruar besimtarëve myslimane një muaj të mbarë të Ramazanit, me një agjërim të pranuar. Ai bëri të ditur se ka vizituar Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, e cila sipas tij është një perlë e trashëgimisë kulturore që pas një pune disa vjeçare, është kthyer në shkëlqimin e dikurshëm.

Rama tha se arsyeja pse ndodhej sot në Përrenjas është pasi beson që dielli i Shqipërisë nuk është i bukur vetëm për turistët e huaj, por mund të bëhet i bukur për të gjithë shqiptarët. Sipas kreut të qeverisë, ne po kalojmë hendekun e madh që pësuam pas tërmetit dhe pandemisë.

Ndërkohë, takimet kanë vazhduar dhe në qytetin e Librazhdit, prej nga Rama bëri të ditur se kishte harruar të vishte atletet që iu bë dhuratë dy ditë më parë. Rama kujtoi në Librazhd vizitën që bëri muaj më parë në Neë York për të siguruar vaksinat. Ai tha se nuk i doli nga zyra të ‘parit’ të Pfizer pa i siguruar vaksinat për të cilat kishte shkuar deri atje. Ndërkohë përpara qytetarëve Rama radhiti gjithë arsyet se përse duhet që mandati i tretë të jetë i tyre.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne perrenjas zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne perrenjas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll