Sport

Napoli bën hapa prapa, gati të bindë Hysajn që të qëndrojë

12 Prill 2021, 16:17 Nga DOSJA
Napoli bën hapa prapa, gati të bindë Hysajn që të

ITALI – Elseid Hysaj ndodhet në udhëkryqin e karrierës së tij në mbyllje të këtij sezoni, sepse po përpiqet të gjej një rrugëzgjidhje për të ardhmen. Pasi kish dështuar muaj më parë tentativa e rinovimit, menaxheri i tij Mario Xhiufredi, ka bërë të ditur se lojtari do të largohet nga napolitanët.

Menjëherë janë shfaqur skuadrat e interesuara për të, madje dhe klube më të mëdhej se Napoli në Serinë A. Dhe kur pritej emri i skuadrës së re, “Il Mattino” bën me dije ditën e hënë se burime pranë klubit kanë raportuar që në javët e ardhshme De Laurentis do të propozojë një tjetër tavolinë bisedimesh.

Presidenti i napolitanëve refuzoi të plotësonte kërkesat ekonomike të Hysajt, për një rrogë prej 4 milionë eurosh, por tashmë duket i gatshëm që të pranojë këtë kusht, për të rinovuar kontratën me të.

Në këtë mënyrë, ai nuk do të rrezikojë të humbasë një futbollist të kërkuar në treg pa përfituar financiarisht prej tij, nëse do të vendosë që ta shesë në të ardhmen. Tani mbetet të shihet se si do të reagojë Hysaj ndaj këtij propozimi, pasi lojtari vetë është shprehur shpesh se të ishte gjithçka në dorën e tij, nuk do të largohej nga Napoli.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll