Aktualitet

Të skaduara dhe gati për konsum, bllokohen qindra kilogramë produkte në kufi, vinin nga Kosova

15 Maj 2019, 14:04 Nga DOSJA
Të skaduara dhe gati për konsum, bllokohen qindra kilogramë

SHQIPËRI– Qindra kilogramë produket të skaduara janë bllokuar ditën e sotme nga AKU-ja në pikën kufitare të Morinës. Bëhet fjalë për 762 kg yndyrë gatimi e skaduar; majonezë, ketchup dhe xhel karameli, të cilat edhe pse kishin kaluar afatin e përdorimit do të futëshin në tregun shqiptar.

Mësohet se produktet vinin nga Kosova dhe se pas inspektimit u vu re se nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë dhe se raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

Njoftimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ngarkesën e bllokuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e rrepta ndaj subjekteve që tentojnë të tregtojnë produkte ushqimore të pasigurta. Së fundi është goditur një tjetër rast në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, ku janë bllokuar 762 kg yndyrë gatimi e skaduar; majonezë, ketchup dhe xhel karameli. Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe kishte për destinacion Shqipërinë. Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi.

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

2.Në certifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.

3.Produktet e ngarkeses (majonezë, Ketchup dhe xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës

4.Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa u kthye në vendin e origjinës nga ishte nisur, Kosova. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg. Ne nuk do të lejojmë askënd që të abuzojë me shëndetin e konsumatorëve shqiptarë.

Nëse sot do të kishim gati ndryshimet në Kodin Penal dhe nuk do të ekzistonte vakumi ligjor që kemi, një rast si ky që goditëm në pikën kufitare të Morinës do të shkonte për ndjekje penale dhe subjekti do të ndëshkohej me burg. Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve. Ftojmë konsumatorët të jenë bashkëpunues me AKU-në duke denoncuar rastet që konstatojnë se ka abuzim. Siguria ushqimore është një çështje e të gjithëve dhe që kërkon angazhim të përbashkët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku kosove kosovë-shqipëri morine produkte te skaduara qindra kg produkte te skaduara shqiperi aku kosove kosovë-shqipëri morine produkte te skaduara qindra kg produkte te skaduara shqiperi

Sondazh

Poll