Aktualitet

Xhaçka i jep titullin ‘Dëshmor i Atdheut” për babain, djali i Major Klodian Tanushi shkrehet në vaj (Foto)

15 Maj 2019, 14:00 Nga DOSJA
Xhaçka i jep titullin ‘Dëshmor i Atdheut” për

TIRANË– I pranishëm në ceremoninë e pritjes së trupit të pajetë të major Klodian Tanushit, ka qënë edhe djali i tij i madh. (Lexo këtu)

Gjatë mbërritjes së trupit në aeroportin e Rinasit, 14-vjeçari është shkrehur në lot teksa ka parë arkëmortin në të cilin u soll i ati.

Në aeroport ndodhej edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila i dha edhe titullin ‘Dëshmor i Atdheut” majorit që humbi jetën gjatë një shpërthimi në Letoni.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndarja nga jeta e klodian tanushit nderron jete major tanushi vjen në atdhe trupi i klodian tanushi ndarja nga jeta e klodian tanushit nderron jete major tanushi vjen në atdhe trupi i klodian tanushi

Sondazh

Poll