Aktualitet

7 kg kokainë e 150 mijë euro në kamion, nga Holanda drejt Shqipërisë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

15 Maj 2019, 12:36 Nga DOSJA
7 kg kokainë e 150 mijë euro në kamion, nga Holanda drejt

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në portin e Barit, pasi akuzohen për trafik droge.

Gjatë kontrollit që iu bë nga policia italiane, iu gjetën dhe sekuestruan 7 kg kokainë dhe mbi 150 mijë euro cash.

Sipas raportimit të medieve italiane, lënda narkotike po transportohej nga Holanda në Itali me destinacion final Shqipërinë, por u zbulua në Bari, ku edhe u bllokua. Kokaina po transportohej në një kamion frigoriferik me 20 ton patate të ngrira, dhe ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Po sipas medieve italiane që kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur është sekuestruar, kokaina ishte fshehur në kabinën e shoferit.

Kokaina ishte ndarë në gjashtë pako, por u zbulua nga kontrolli me imtësi të plotë pas dyshimeve nga Agjencia Doganore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptare itali trafik droge arrestohen 2 shqiptare itali trafik droge

Sondazh

Poll