Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e gruas së gjyqtarit Sokol Binaj

15 Maj 2019, 13:53 Nga DOSJA
Digjet gjatë natës makina e gruas së gjyqtarit Sokol Binaj

TIRANË– Një makinë është djegur gjatë natës në kryeqytet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina e djegur është një “Opel Korsa”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë stadiumit “Dinamo” dhe është në pronësi të gruas së gjyqtarit Sokol Binaj.

Gjyqtari Sokol Binaj është gjyqtar në gjykatën e Krimeve të Rënda. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se edhe e shoqja e tij, punon në Prokurorinë e Përgjithshme.

Policia dyshon se ngjarja mund të lidhet me detyrën e gjyqtarit Sokol Binaj, dhe ka nisur të gjitha verifikimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, apo defekt teknik.

Sokol Binaj, njihet si gjyqtari që i hoqi ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Binaj, ka gjykuar të tjera dosje të rëndësishme si ajo e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e gruas se gjyqtarit sokol binaj digjet makina e gruas se gjyqtarit sokol binaj

Sondazh

Poll